Teknologjia përballë kërcënimeve ruse, shteti europian u mëson fëmijëve të ndërtojnë dronë për mbrojtjen e vendit

Teknologjia përballë kërcënimeve ruse, shteti europian u mëson fëmijëve të ndërtojnë dronë për mbrojtjen e vendit

Në një përpjekje për të rritur qëndrueshmërinë dhe përgatitjen civile përballë kërcënimeve të mundshme nga Rusia, Lituania ka nisur një program të ri ambicioz që u mëson fëmijëve të ndërtojnë dhe të përdorin dronë. Iniciativa, e zhvilluar në bashkëpunim mes ministrive të mbrojtjes dhe arsimit, synon të përfshijë mbi 22,000 qytetarë deri në vitin 2028, përfshirë 7,000 fëmijë dhe mbi 15,000 të rritur. Sipas qeverisë lituaneze, programi do të jetë i përshtatur sipas moshave. Nxënësit e moshës 8 deri në 10 vjeç do të mësojnë të ndërtojnë dhe pilotojnë dronë të thjeshtë, ndërsa adoleshentët në shkollat e mesme do të angazhohen në dizajnimin, ndërtimin dhe kontrollimin e dronëve të avancuar. “Qëllimi është të zgjerojmë trajnimin e rezistencës civile dhe të krijojmë një brez të ri...