Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri shkatërroi gjithçka, TCH sjell pamjet nga shtëpitë e djegura në Skënderbegas të Gramshit
39 shtëpi janë shkrumbuar nga zjarri që ka përfshirë që prej ditës së djeshme njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, duken banesat e shkrumbuara. Flakët kanë djegur gjithçka. Banorët janë evakuuar dhe mbrëmjen e kaluan në konviktin e qytetit, që u përshtat për strehimin e tyre. Top Channel