Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Biseduan për rreth një orë”/ Ç’ndodhi në takimin online të Trump dhe Zelenskyy-t, masa të rrepta sigurie
Donald Trump dhe Volodymir Zelenskyy BERLIN- Ka zgjatur një orë takimi online mes presidentetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqës të tjerë të Europës, ndër ta: Keir Starmer, Emmanuel Macron, Antonio Costa dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance. Në kancelari në Berlin, ku Friedrich Merz dhe Volodymyr Zelenskyy janë takuar që nga mesdita e së premtes për videokonferencën, u morën masa të posaçme për të parandaluar përgjimin e bisedave. Në katin e katërt të ndërtesës, kati "sekret", është qendra e operacioneve, një hapësirë pa dritare me ekrane të instaluara dhe teknologji të veçantë që garanton sigurinë e komunikimit. Përkthyesit nuk lejohen as në hapësirë dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të flasin...