Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët
Besion Ajazi GRAMSH- Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas që të largohen. Kjo për të shpëtuar jetën nga banesat e rrezikuara nga flakët. Në një prononcim për mediet, Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante dhe emergjente”, por evidentoi se në disa raste e kanë pasur të vështirë të bindnin qytetarët që të linin shtëpitë e tyre. "Situata paraqitet shumë alarmante dhe emergjente, zjarri është shtrirë edhe në fshatrat e tjerë. Po i afrohet edhe Nartës. Ka djegur dhe ka shkatërruar gjithçka. Po përpiqemi që të shpëtojmë banesat. Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit kur u shfaq edhe rreziku i parë. Po punohet me kapacitet të plotë në të gjitha drejtimet....