Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Videokonferenca, Macron: Trump theksoi se çdo marrëveshje territoriale do bëhet vetëm me pëlqimin e Kievit
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur synimin për të arritur një armëpushim në Ukrainë gjatë takimit të tij të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin. Deklarata e Macron erdhi pas konferencës virtuale që u zhvillua mes Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve europianë. Sipas Macron, Trump ka theksuar se çdo çështje që lidhet me territorin mund të negociohet vetëm në bashkëpunim me Ukrainën, duke përjashtuar mundësinë e marrëveshjeve pa pëlqimin e Kievit. Ky qëndrim vjen në një moment kyç për zhvillimet në konfliktin ruso-ukrainas, teksa përgatitjet për takimin mes Trump dhe Putinit në Alaska janë drejt përfundimit.