Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale në Green Coast
Për të tretin vit radhazi, në shëtitoren buzë detit në Green Coast u rikthye një nga aktivitetet më të dashura të verës Panairi i Produkteve Artizanale. Këtë vit, eventi mori një frymë të re, duke gërshetuar mjeshtërinë tradicionale shqiptare me estetikën bashkëkohore, në një atmosferë që promovonte artin, kulturën dhe kreativitetin. Artizanë nga e gjithë Shqipëria sollën një koleksion të përzgjedhur punimesh që përfshinin bizhuteri me gurë natyralë, qirinj dhe sapunë artizanalë, punime me dru, qeramikë e metal, tekstile të qëndisura me dorë, produkte të përkujdesjes personale dhe dekorime për shtëpinë. Çdo punim rrëfente një histori unike, një trashëgimi që vazhdon të jetojë përmes duarve të mjeshtërve të rinj e të vjetër. “Ne nuk shesim vetëm punime, por ruajmë histori të tëra familjesh, teknika shekullore...