Studimi: Shikimi i televizorit nga fëmijët në moshë të hershme, s’ka lidhje me problemet e vëmendjes

Studimi: Shikimi i televizorit nga fëmijët në moshë të hershme, s’ka lidhje me problemet e vëmendjes

Një përmbledhje gjithëpërfshirëse e botuar së fundmi në revistën “Psychological Science” rishikoi studimet e mëparshme që pretendonin ekzistencën e një lidhje të drejtpërdrejtë midis kohës së hershme që fëmijët e vegjël kalonin para ekranit, dhe problemeve të vëmendjes tek ata. Megjithëse studime të tjera nuk pasqyrojnë këto gjetje, studimet e mëparshme vazhdojnë të raportohet gjerësisht nga media. “Gjetjet nga studimi origjinal, nuk janë vërtetuar pas shqyrtimit tonë të mëtejshëm. Ne zbuluam se nuk ka ende asnjë provë që televizori në vetvete, shkakton sindromën e ADHD, ose ndonjë lloj problemi të vëmendjes tek fëmijët e vegjël”,- thotë Uollas Dikson Xhunior një profesor i psikologjisë dhe shef departamenti në Universittin Shtetëror të Tenesit Lindor, njëherazi bashkë-autor i studimit. “Hulumtimi ynë na tregon gjithashtu se është e rëndësishme...