Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron rrezikun nga kafshët e ngordhura: Të groposen sa më parë
Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter. Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin. Përballë situatës emergjente, janë banorët ata që ngulin këmbë të qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe në shumë...