Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona. Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pothuajse është në vitin e dytë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza. “Ata nuk po dëbohen, do t’u lejohet të ikin”, tha ai për kanalin izraelit të televizionit i24NEWS. “Të gjithë ata që shqetësohen për palestinezët dhe thonë se duan t’i ndihmojnë, duhet...