Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve në Lushnjë, flakët i dolën nga kontrolli fermerit
Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnjë. Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore është përhapur me shpejtësi nga era e fortë. Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila është ngjitur me banesat në lagjen 18 tetori. Tymi dhe smogu mbuluan gjithë zonën përreth, ndërkohë që 4 ekipet e zjarrfikëseve të bashkisë Lushnje si dhe efektivë të policisë së shtetit të ndihmuar edhe nga banorët me mjete rrethanore nuk kanë lejuar flakët të përfshijnë banesat. Momentalisht zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zonën e përfshirë nga flakët dhe nuk ka rrezik për banesat. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies...