Drejtori i Policisë, Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

Drejtori i Policisë, Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti i policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga oficeri ndërlidhës i policisë çeke. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike. Proda gjatë fjalës së tij, e konsideroi historik bashkëpunimin me policinë çeke si dhe një aset të çmuar për përmirësimin e kapaciteteve policore, garantimin e sigurisë së qytetarëve pasi nga Çekia ka një numër të madh vizitorësh e turistësh që vijnë në Shqipëri, si dhe përballimin e sfidave të kohës....