Bashkëpunimi me Policinë Çeke/ Vondrašk takon Prodën: Policia shqiptare, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, përsa i…

Bashkëpunimi me Policinë Çeke/ Vondrašk takon Prodën: Policia shqiptare, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, përsa i…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të Policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga Zëvendëspresidenti i Policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike. Drejtori Proda, gjatë fjalës së tij, e konsideroi bashkëpunimin me Policinë çeke historik, si dhe një aset të çmuar për përmirësimin e kapaciteteve policore, garantimin e sigurisë së qytetarëve tanë, që për hir të së...