Delvina përballë katastrofës së flakëve! Mbi një mijë banorë evakuohen nga shtëpitë, rikthehet në funksion spitali

Delvina përballë katastrofës së flakëve! Mbi një mijë banorë evakuohen nga shtëpitë, rikthehet në funksion spitali

Flakët që zbarkuan nga Kakodhiqi drejt Delvinës ndezën alarmin mbrëmjen e djeshme, duke u afruar rrezikshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit, një vendburim strategjik për energjinë e vendit. Forcat zjarrfikëse të bashkive të jugut, trupa të ushtrisë, helikopterë emergjencash dhe dhjetëra vullnetarë u angazhuan për të frenuar përhapjen e flakëve. Era e fortë dhe terreni i pjerrët e bënë ndërhyrjen jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa puset mbeteshin në fokus të mbrojtjes. Natën, tymi, nxehtësia dhe flakët rrethuan qytetin e Delvinës. Rreth 10 persona, përfshirë katër ushtarë, u trajtuan për asfiksi në spitalin e përkohshëm të ngritur në Kinoteatër. Në agim, skenat ishin tronditëse: ushtarë, zjarrfikës dhe banorë të shtrirë përtokë, në stola dhe bordura, të raskapitur pas 48 orësh pa gjumë, me shenja djegiesh dhe...