Drejtori i Mbrojtjes nga zjarri me kritika për kryebashkiakët: Të krijohen kushtet me infrastrukturën për të ndërhyrë

Drejtori i Mbrojtjes nga zjarri me kritika për kryebashkiakët: Të krijohen kushtet me infrastrukturën për të ndërhyrë

Arben Cara TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. Në një prononcim për mediat, ai ka kritikuar edhe mospajisjen siç duhet me uniforma të duhura dhe pajisjet e nevojshme të efektiveve të reparteve te mbrojtjes kundër zjarrit. “Strukturat e MZSH-së po përballen me probleme përsa i përket infrastrukturës. Po shohim reagim jo shumë të volitshëm nga ana e kryetarëve të bashkisë. Çdo vit dërgojmë shkresa për zbatim të ligjeve të vitit 2015; 139 dhe 152. Lind e drejta që çdo kryetar bashkie të merret me infrastrukturën për krijimin e kushtet që forcat operacionale të ndërhyjnë. Ka mangësi të theksuar në këtë drejtim dhe jo vetëm. Por edhe në...