Liberalizimi i tregut, bizneset e Kosovës kontratë ose shkëputje nga rrjeti, nga 16 gushti

Liberalizimi i tregut, bizneset e Kosovës kontratë ose shkëputje nga rrjeti, nga 16 gushti

Vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.Të gjitha bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), do të shkëputën nga rrjeti energjetik nga 16 gushti, njoftoi rregullatori i energjisë të mërkurën.ZRRE-ja tha se e ka marrë vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila e pranoi ankesën e rregullatorit ndaj padisë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.“Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga...