VIDEO/ I buzëqeshur dhe duke përveshur mëngët, Armando Broja është gati të debutojë kundër Totenham

VIDEO/ I buzëqeshur dhe duke përveshur mëngët, Armando Broja është gati të debutojë kundër Totenham

Armando Broja është gati për të debutuar në javën e parë të Premier League. Sulmuesi shqiptar po vazhdon stërvitjen e plot me Burnley dhe duket se do të jetë gati për të luajtur disa minuta kundër Totenhem. Futbollisti i Shqipërisë është shfaqur i buzëqeshur në stërvitje dhe duke marrë gjithë ngarkesën e stërvitjes, po ashtu si edhe lojtarët e tjerë te Burnley. Pak ditë më parë trajneri i Burnley u shpreh se Broja duhej të punonte shumë në këto kohë pasi ka mungesë të stërvitjes në këmbët e tij për faktin se ishte pa skuadër deri në momentin kur iu bashkua Burnley, pak ditë më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/   Preparing for the season opener ? pic.twitter.com/FWOp5Uekc8 — Burnley FC (@BurnleyOfficial) August 12, 2025