Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Situata me zjarret, Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria përdoret për të konfiskuar kompjuterët e gazetarëve
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan një emergjencë kombëtare jashtë kontrollit, situatën me zjarret në vend. Ai tha se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima. Sipas Berishës, qytetarët nga jugu në veri janë lënë të pambrojtur nga shteti, ndërsa zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi ndodhen në rrethim flakësh. Ai akuzoi qeverinë se në vend të mobilizimit për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e popullatës, po përdor forcat e armatosura dhe policinë për të marrë pajisjet e gazetarëve. Berisha pretendoi se mjetet e ushtrisë nuk po përdoren për evakuime, por për...