Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Air Force One, misteri i Boeing 747 të Katarit dhuruar Trump-it: Nuk dihet kush është vërtet pronari
Me kodin “N7478D” Boeing 747-8 i shumëdiskutuar, i dhuruar nga Katari qeverisë së Uashingtonit, ka hyrë zyrtarisht në regjistrin e avionëve civilë të Shteteve të Bashkuara më 5 gusht. Është baza e të dhënave e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) që e konfirmon këtë. Në muajt e ardhshëm, pasi të kryhen punimet e përshtatjes në Air Force One presidencial, me një vlerë të llogaritur mbi 400 milionë dollarë, ai do të transportojë Donald Trump-in nëpër botë. Kur të mbarojë mandati, avioni — një katërmotorësh luksoz — do të kalojë në “Bibliotekën Trump” dhe do të përdoret nga biznesmeni për udhëtimet si qytetar privat. Buletinet zyrtare Por regjistrimi ngre një pyetje me peshë: kush e zotëron sot, në të vërtetë, avionin që do të transportojë njeriun...