“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”/ Adriatik Lapaj në terren, angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë

“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”/ Adriatik Lapaj në terren, angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë

Me bidona me ujë e tubo me pompa, Lapaj dhe të tjerët ndihmuan në fikjen e zjarreve. Adriatik Lapaj u angazhua në fikjen e zjarreve në Delvinë së bashku me persona të tjerë, duke ndihmuar banorët e zonës. Adriatik Lapaj ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Delvinë për shkak të situatës së rënduar nga zjarret. “Sot herët organizuam një pjesë të ekipit në qytetet afër Delvinës për t’i shkuar në ndihmë banorëve. Mbushëm me ujë dhjetëra bidona, morëm tubo të gjata, pompa me karburant dhe shkuam. Në hyrje të Delvinës dukej qartë se kishte me dhjetëra vatra të shpërndara përreth qytetit. Në pjesën jugore lokalizuam një vatër që rrezikonte një platacion ullinjsh 30-40 vjeçar dhe disa banesa. Me kalimin e minutave...