Spiropali falënderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër flakëve

Spiropali falënderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër flakëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, falenderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë, bashkive, institucioneve dhe vullnetarëtqë po luftojnë kundër flakëve dhe shpreh solidaritetin me banorët e prekur. “Falenderim e respekt të thellë për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë e bashkive, institucioneve të tjera, grupeve vullnetare, të cilët po luftojnë kundër flakëve, për të shpëtuar e mbrojtur jetët e njerëzve, shtëpitë, institucionet publike, pronat, zonat pyjore dhe natyrën.Dhimbje për banorët e prekur nga zjarret në këto ditë e netë kaq të vështira.Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për shtimin e buxheteve e masave për kujdesin e parandalimin e rrezikut të zjarreve, por edhe dënimin e ashpër të zjarrvënësve të pamend e të pashpirt!”, shprehet Spiropali në një reagim në rrjetet sociale.