Radio gjermane DW: Trump para takimit me Putinin dhe ideja e shkëmbimit të territorëve

Radio gjermane DW: Trump para takimit me Putinin dhe ideja e shkëmbimit të territorëve

Presidenti i SHBA-së, Trump ka ulur pritshmëritë para takimit me Putinin të premten. Por ai hodhi një ide për territoret, që ka shkaktuar debate të shumta. “Ndoshta do të them: ‘Paç fat, vazhdo të luftosh’. Ose ndoshta do të them: ‘Mund të bëjmë një marrëveshje'”, tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një “shkëmbim territori” midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje “më shqetësoi pak”, sepse sipas presidentit të SHBA-së, “do të ketë një lloj shkëmbimi”. “Do të jem atje nëse ata kanë nevojë...