Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Situata kritike nga zjarret, Ministria e Shëndetësisë mobilizon strukturat në zonat e rrezikuara
Kryeministri Edi Rama thotë se janë mobilizuar të gjitha strukturat shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret. Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë”, shkruan Rama.