Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Emigrimi që u kthye në makth! Nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar, burgosen për tre javë në SHBA
Një grua nga Zelanda e Re, Sarah Shaw, 33 vjeç, dhe djali i saj 6-vjeçar po mbahen në një qendër imigrimi në Teksas, pas ndalimit në kufirin Kanada–SHBA, një përvojë që miqtë e saj e përshkruajnë si “tmerruese”. Shaw, e cila jeton në shtetin e Uashingtonit për më shumë se tre vjet, u ndalua kur po tentonte të rikthehej në SHBA pas një vizite të fëmijëve të saj më të mëdhenj në Zelanda e Re. Ajo dhe djali i saj u transportuan menjëherë në qendrën e përpunimit të emigracionit në Dilley, larg qendrës së tyre të jetesës, pa shpjegime të qarta dhe pa mundësi të përdornin rrobat e tyre. Shaw ka një vizë “combo card”, e përbërë nga një vizë pune dhe një vizë I-360...