“Paratë shkojnë për luks qeveritar”/ Situata me zjarret dhe gjendja e vendit, deputetja ngre akuza: S’ka asnjë mjet…

“Paratë shkojnë për luks qeveritar”/ Situata me zjarret dhe gjendja e vendit, deputetja ngre akuza: S’ka asnjë mjet…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se po ndjek me shqetësim situatën nga zjarret në disa zona të vendit. Ajo thotë se në një situatë të tillë, forcat zjarrfikëse apo efektivët e Forcave të Armatosura nuk kanë mjetet e nevojshme për të luftuar flakët, ndërsa shton se vendi ynë nuk ka asnjë mjet për ndërhyrjen e specializuar nga ajri në rast zjarresh. “Po ndjek me shqetësim situatën tragjike që kanë krijuar zjarret në disa zona të vendit. Në këtë moment të vështirë, lutjet e mia janë për jetën e banorëve dhe efektivëve që ditë e natë, në kushte ekstreme, po përpiqen t’u vijnë në ndihmë. Fatkeqësisht, kjo është një situatë e paralajmëruar. Zjarret na kanë shoqëruar në çdo stinë të nxehtë vitet e...