Patra nën flakë! Zjarret shpërthejnë edhe në Greqinë Perëndimore, mbi 100 mijë hektarë të shkrumbuara, evakuime urgjente në disa zona

Patra nën flakë! Zjarret shpërthejnë edhe në Greqinë Perëndimore, mbi 100 mijë hektarë të shkrumbuara, evakuime urgjente në disa zona

Zjarret e fuqishme kanë përfshirë për të dytën ditë radhazi rajonin e Greqisë Perëndimore, me Patrën në qendër të alarmit. Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për të ndalur përhapjen e flakëve në periferi të qytetit, ndërsa erërat e forta e bëjnë situatën gjithnjë e më të vështirë. Një front i ri është aktivizuar në Mavrovouni dhe Skydra, në prefekturën Pella, ndërsa Komuna e Ziros në Prevezë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Në Filipiadën e vjetër, dy fronte po kërcënojnë zonat e banuara duke lëvizur drejt Rizovunit dhe Pantanasës. Zjarre të tjera raportohen në Kiliomenos dhe Pantokratoras në Zakynthos, ndërsa në Athera të Kefalonisë situata ka shënuar përmirësim. Paralajmërime për evakuime janë dhënë nga sistemi emergjent 112 në Kios, Prevezë dhe disa zona pranë Patras. Pamjet...