Shqiptarëve po u digjet gjithçka, Rama tallet me ta, përgjigjet si Spiropali: Avione ka edhe Greqia e Spanja, por…

Shqiptarëve po u digjet gjithçka, Rama tallet me ta, përgjigjet si Spiropali: Avione ka edhe Greqia e Spanja, por…

Pasi ka një jave që nuk e ve ujin në zjarr se po digjet Shqipëria, Edi Rama, ka nisur atë që di të bëjë më mirë, propagandën dhe përgjigjen alla Elisa Spiropali, “zjarre ka edhe në Greqi, Turqi…”. Njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë duke vjedhur popullin më të varfër, justifikohet me shembuj të pakrahasueshëm. E para, zjarret në Shqipëri janë tërësisht të menaxhueshme nëse shteti do kishte mjetet e nevojshme dhe do të ndërhynte në kohë. Rasti i Delvinës dhe Gramshint janë tipike: Prej 2-3 javësh në këto zona ka patur varta zjarri të cilat nëse do ishin fikur në kohë nuk do digjeshin fshatra të tëra dhe nuk rrezikohej seriozisht qyteti i Delvinës. Një avion për fikjen e zjarreve kushton...