Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret/ Instituti për bashkitë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, do kërkojmë kompensim të dëmeve
Njoftimi i plotë: Instituti për Bashkitë Shqiptare ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë prekur disa zona të vendit dhe shpreh sa vijon: 1. Së pari, shprehim solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët dhe komunitetet e prekura nga flakët. Mendimet dhe mbështetja jonë janë me trupat zjarrfikës por jo vetëm që po përballen me rrezik për jetën e tyre. 2. Falënderojmë qytetarët dhe vullnetarët për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar me forcat e specializuara në përpjekjet për përballimin e situatës. 3. U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të bashkive të prekura ose që ndodhen në zona me rrezik të lartë, të respektojnë thirrjet dhe udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes, Kryetarëve të Bashkive dhe Drejtorit të Emergjencave Civile, për masat e...