Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Turizmi, Shqipëria do aplikojë model të ngjashëm me Kroacinë për punonjësit e përhershëm, skema
Strategjia e turizmit e miratuar së fundmi parashikon një qasje të re sa i takon rritjes së qëndrueshmërisë së stafit të kualifikuar që punon në këtë sektor por jo vetëm.Në një kornizë më të detajuar se dokumenti fillestar, qeveria pranon se për këtë do të punohet me të gjithë palët për të gjetur një zgjidhje mbi atë që quhet punësim i përhershëm sezonal. Modeli do të jetë i ngjashëm me skemën e Kroacisë por duke ju përshtatur kushteve që ka vendi ynë.“Një kusht paraprak për zbatimin e suksesshëm të kësaj mase është zhvillimi i një kuadri të qartë legjislativ që përcakton udhëzimet dhe rregulloret sipas së cilave do të administrohet kjo masë.Ky kuadër duhet të fokusohet te punonjësit sezonalë në industrinë e turizmit, duke siguruar që ata të marrin kompensim të përshtatshëm kur nuk janë duke punuar në mënyrë aktive, si dhe duhet të stimulojë punëdhënësit që të mbajnë forcën e tyre...