Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Përkeqësohet situata në Gramsh! Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë
                            Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Mësohet se ka nisur evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë në fshatin Nartë, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri është përhapur në një luginë nga krahu i Harunasit, për të rimarrë nën kontroll edhe një herë fshatin Harunas, i cili ishte më herët i gjithë i “pushtuar” nga flakët. Tashmë, rreziku është mjaft i madh drejt Nartës, ku janë vendosur me urgjencë për të përballuar situatën e krijuar dy mjete zjarrfikëse. Ato janë pozicionuar në krahun e sipërm të fshatit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave dhe pasurive të mbetura ende...