Prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

Prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

Policia ka goditur një rast prostitucioni në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim një 36-vjeçare kineze, M. Y., e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”. Janë proceduar në gjendje të lirë dy kinezet Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës. Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Materialet procedurale...