Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nga Juventusi më larguan se kishin nevojë për parà, trajneri Tudor s’më shihte dot me sy”
Një vit më parë, ai ishte surpriza e merkatos së gushtit të Juventus, duke kaluar nga një mister i Next Gen në golashënuesin e parë të epokës së Thiago Motta vetëm në pak ditë. Dymbëdhjetë muaj më vonë dhe pas një sezoni me 32 paraqitje (katër gola dhe pesë assist), Samuel Mbangula është larguar nga bardhezinjtë për të luajtur me Werder Bremen. Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj klubit italian, që sipas tij nuk i besuan. “Më mungon Juventus, por tani kam ecur përpara. Në Gjermani, kam gjetur një stil futbolli më të lirë dhe më pak taktik se sa në Serie A dhe jam i bindur se do të ndihem si në shtëpi. Do të doja të kisha një sezon me shifra dyshifrore...