Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore
Filmi “Heldin”, ku një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Berlinale dhe lançimit në platformën Netflix, projekti ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka marrë të drejtat për shpërndarjen e filmit në Amerikën e Veriut. Ndërkohë, “Heldin” është zgjedhur zyrtarisht si përfaqësuesi i Zvicrës për kategorinë Best International Feature Film në edicionin e 98-të të çmimeve Academy Awards (Oscars). Ky përfaqësim e vendos filmin në rrugën drejt një prej njohjeve më të mëdha në industrinë globale të filmit, transmeton KultPlus. Regjisorja Petra Volpe sjell një dramë të fuqishme që ndjek historinë e Florian, një infermier në repartin e kirurgjisë,...