Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Kuartet buzë detit’ – Rikthimi i Parasite 2.0 në Shqipëri
Në Galerinë e Bregdetit është hapur ekspozita “Kuartet buzë detit”, një projekt që shënon rikthimin e kolektivit artistik Parasite 2.0 në Shqipëri. Kjo vepër sjell një përvojë unike për vizitorët, ku skulptura dhe tingulli ndërthuren për të krijuar një ambient të gjallë, eksperimental dhe ndijor. Instalacioni përfshin katër sisteme zëri të rindërtuara, gramafonë dhe disqe vinili të përzgjedhur me kujdes, që bashkëveprojnë si një kuartet jazz-i. Kombinimi i tyre gjeneron tekstura zanore spontane dhe atmosferike, duke transformuar hapësirën në një eksperiencë imersive. E kuruar nga Elian Stefa, ekspozita shqyrton marrëdhënien mes muzikës dhe arkitekturës, duke e trajtuar tingullin si një element që jo vetëm plotëson hapësirën, por edhe i rikthen jetë sistemeve tradicionale të zërit, duke i lidhur me origjinën e tyre autentike. Projekti është...