Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kamerat kapin ‘mat’ autorët e zjarrvënies/ Ndezën zjarre dhe dogjën sipërfaqe me bimësi, 4 të arrestuar
Policia e Beratit kanë arrestuar 4 persona pasi ndezën zjarr në në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Autorët janë identifikuar si: Shefqet Dodoveci, 49 vjeç, autorë i zjarrëvënies në lagjen Uznovë , Berat. Zaçe Merkaj, 56 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Osmëzezë, Berat. Safet Manaj, 53 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Dimal. Lefter Begaj, 56 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Diaml Njoftimi i policisë: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat...