Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë, arrestohen 2 shtetas
Policia ka arrestuar 2 shtetas që ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë. Sipas uniformave blu mësohet se autori i zjarrvënies në Lushnjë gjithashtu pengoi zjarrfikësit, gjatë punës për shuarjen e zjarrit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar. •Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...