Aksident tragjik në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

Aksident tragjik në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol. Dy motomjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjetit. Viktima është identifikuar si Urim Çaze, 74 vjeç. Ndërkohë që shoferi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se Urim Çaze është vjehërri i kryetarit të Bashkisë së Konispolit Erges Dule. “Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po...