“Dy ditë dhe net të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

“Dy ditë dhe net të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës alarmante me zjarret në vend. Ai u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë në kohë çdo vatër zjarri. “Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme. Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim...