Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta dhe ka lënë në fuqi masa e arrestit në burg. Gjatë masës prokurori i çështjes Arben Kraja ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët. Avokatët sugjeruan më parë një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë avokati i tha gjyqtarit Erjon Çela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset.