AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave

AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave

Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kufizoi konkurrencën dhe përjashtoi nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar. Tenderi Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik të 2023. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART...