Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama, tjetër reagim për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse. “Dy ditë e net ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.”, shkruan kryeministri. Ai shton se vetëm “falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren”, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll. Raqma thekson se puna papushim për shuarjen e zjarreve...