Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shqipëria në “luftë” me flakët, Rama: Zjarrvënësit duhet të marrin dënimin më të rëndë ligjor
Shqipëria prej disa ditësh është në luftë me zjarret, por prej ditës së djeshme situata është përshkallëzuar në të gjithë territorin. Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët, që po luftojnë pa pushim me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën. Gjithashtu Rama bëri një apel të fortë, duke kërkuar që ata që shkaktojnë zjarre qëllimisht, të përballen me dënimet më të rënda të mundshme sipas ligjit. “Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe...