Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Dënimin më të rëndë që parashikon ligji”/ Rama reagon sërish për zjarret: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët
Në të gjithë vendin vijojnë të jenë 14 vatra aktive zjarri ku në një pjesë te madhe të tyre zjarri është vënë me qëllim. Ky shqetësim tashmë i përvitshëm ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili publikoi këto pamje të fiksuara nga një dron ku jemi përballë një rasti të mundshëm zjarr vënie të qëllimshme. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme shkruan kryeministri.Ai thekson se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë . “Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që...