FOTOLAJM: Delvina pas një nate ferri! Ushtarët e rraskapitur flenë në tokë

FOTOLAJM: Delvina pas një nate ferri! Ushtarët e rraskapitur flenë në tokë

Zjarrfikësit DELVINË- Në mëngjesin e kësaj të mërkure, qyteti i Delvinës u zgjua përballë një peizazhi tragjik: pyje, kodra e male të tëra kishin marrë flakë gjatë “një nate ferri”, duke lënë pas shkrumb e hi. Nga nata e gjatë dhe lufta me flakët, në mëngjes, pamjet ishin prekëse: ushtarë dhe zjarrfikës u shtrinë në tokë e ku të mundnin për pak gjumë. Pak pushim para se të rifillojnë betejën me flakët.  Edhe sot Delvina është në situatë kritike, por ende po kryehen ndërhyrje vetëm nga ajri. Zjarrfikësit e ardhur nga bashkitë e jugut por edhe të ardhur nga Tirana, bashkë forca të ushtrisë dhe banorë luftuan gjithë natën me zjarret./ZËRI