Nuk ndalen zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 64 vatra, cilat janë zonat ende problematike

Nuk ndalen zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 64 vatra, cilat janë zonat ende problematike

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë. Situata në vatrat më problematike: Qarku Vlorë – Bashkia Delvinë & Finiq Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga...