Zjarret në Delvinë, banorët e braktisur: Na shpëtonin vetëm avionët!

Zjarret në Delvinë, banorët e braktisur: Na shpëtonin vetëm avionët!

Një natë tmerri dhe dëshpërimi ka përfshirë banorët e Delvinës, të cilët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit përballë flakëve të mëdha. Zjarri masiv i rrethoi, ndërsa ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore dhe Emergjencave Civile. Në deklaratat e tyre për mediat, banorët theksojnë se zgjidhja e vetme ishte ndërhyrja ajrore, e cila, sipas tyre, erdhi me shumë vonesë. “Nuk kanë ndërhyrë në kohë, ka patur shumë vonesa. Emergjencat s’kanë qenë fare, prefekti ka ardhur në orën 2 të mëngjesit,” shprehet një prej tyre. Një tjetër, i cili i kishte humbur ullinjtë dhe mallin, i kërkonte mediave të ankoheshin te kryeministri. Zjarrfikësit pa fuqi, ndërhyrje e vonuar ajrore Banorët kanë shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, por theksojnë se ata...