Dy persona në pranga për zjarret në Qarkun Fier, njëri pengoi edhe zjarrfikësit

Dy persona në pranga për zjarret në Qarkun Fier, njëri pengoi edhe zjarrfikësit

Policia ka finalizuar dy operacione të veçanta në Fier dhe Lushnjë, duke vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për ndezje të qëllimshme zjarresh, të cilat shkaktuan dëme të mëdha. Në Fier, 61-vjeçari Sh. B., banues në fshatin Cakran, dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa, në zonën “Mezarak”, pjesë e parkut kombëtar. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke bujqësore, 300 pemë ulliri dhe bimësi e ndryshme e mbrojtur. Ai u arrestua për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Ndërsa në Lushnjë, 58-vjeçari A. K., banues në fshatin Dushk, u kap në flagrancë pasi ndezi zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme. Gjatë punës...