Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zoff mbron Donnarumma: Nuk e kuptoj, vendim i rëndë nga PSG. Loja me këmbë? Thjesht justifikime
Me një eksperiencë të gjatë si portier i kombëtares axurre, kampion bote më 1982, më pas edhe trajner i Italisë, Dino Zoff ka folur për rastin “Donnarumma-PSG”: “Nuk e kuptoj se çfarë mund të ketë ndodhur, por kontributi i Donnarumma te PSG ka qenë i shkëlqyer. Situata nuk është e qartë pse u mor një vendim kaq i rëndë. E them me bindje: nëse PSG-ja arriti të fitonte Champions-in, është edhe meritë e tij. Sigurisht, jam i befasuar. Ndoshta ka arsye kontraktuale ose rinovimi, por unë nuk kam informacione të veçanta”. Zoff nuk shqetësohet që portieri i Italisë mund të qëndrojë gjatë pa luajtur: “Nuk besoj se do të ndalet, sepse mund të shkojë diku tjetër”. Asnjë frikë që, edhe pse ndeshjet e kombëtares janë...