Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zjarrvënësit do të marrin dënimin më të rëndë”, reagon Rama: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëuar mëngjesin e kësaj të mërkure, se të gjithë zjarrvënësit që po ndezin zjarret qëllimin do të ndëshkohen rëndë. “Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Pas një nate të gjatë beteje të zjarrfikësve me flakët në të gjithë vendin, kryeministri i ka falenderuar ata me këto fjalë: “Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë.” Operacionet për përballimin e zjarreve...