Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60
Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit. Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike. Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Parku Kombëtar i Butrintit theksoi në një postim në rrjetet sociale se ky projekt nuk është thjesht një punim restaurimi, por një homazh për mjeshtërinë e projektuesit dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë së Butrintit për brezat që vijnë. Parku Kombëtar i Butrintit renditet i pari ndër 5 institucionet e trashëgimisë kulturore më të vizituara për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i...