Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit/ Kolegji Zgjedhor shtyn sërish shqyrtimin e padisë ndaj KAS e KQZ, ja data
Seanca e 25 gushtit do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore. Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Tiranës ka shtyrë për në datë 25 gusht shqyrtimin e padisë që Adriatik Lapaj ka bërë ndaj KAS dhe KQZ, duke kërkuar ai mandatin e deputetit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, bëri ankimimin e tij më 4 gusht, duke e depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor. Ai nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës, duke ankimuar vendimet e KQZ dhe të KAS-it nëpërmjet padisë. Pak ditë...